Basha nga Lezha: Edi Rama është artist i mashtrimit

21 korrik 2019 | 13:00

Në takimin me demokratët e Lezhës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka identifikuar Edi Ramën si problemin më të madh për ekonominë, papunësinë dhe shkatërrimin e drejtësisë.

Basha duke iu referuar skandalit të Gjykatës së Durrësit, e cila me kërkesën e dyshes Rama-Dako ka ndryshuar vendimin e saj të mëparshëm për pavlefshmërinë e mandatit të prodhuar nga 30 qershori, ka thënë se drejtësia është e privuar nga kryeministri shqiptar.

“Kjo tregon se drejtësia është tërësisht e privatizuar nga Edi Rama. 3 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, drejtësia është tërësisht e kapur nga Rama. Kjo është arsyeja pse drejtësia nuk funksionon”.

“Edi Rama është kryeministri më hajdut, më arrogant, dhe më mashtrues më historinë e Shqipërisë. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. Nëse shqiptarët nuk kanë të hanë është sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe janë shpërdoruar për tekat e Ramës në luks dhe fasada”, ka thënë Basha.

Më tutje, Basha ka thënë se Edi Rama është artist i mashtrimit. “Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë, ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve”, ka deklaruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka shprehur zhgënjimin e…