Goditen tre punëtorë të mirëmbajtjes në autostradën “Ibrahim Rugova”

23 korrik 2019 | 11:58

Policia e Kosovës ka arrestuar një drejtues mjeti pasi në autostradën “Ibrahim Rugova” nga pakujdesia ka goditur me veturë tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës.

Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 56 të kësaj autostrade drejtimi nga Prizreni për në Prishtinë.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas konfirmimit të mjekut kujdestar gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari që ka shkaktuar aksident trafiku është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avionët e Koresë së Jugut qëlluan në ajër për të…