Conte konfirmon tri largime nga Interi
23 korrik 2019
| 15:53
Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka konfirmuar se Mauro Icardi, Radja Nainggolan dhe Ivan Perisiq janë të lirë të largohen nga klubi, derisa lidhen me një transferim të Romelu Lukakut.
Ish-trajneri i Chelseat ka thënë se tre lojtarët nuk janë në planet e tij, derisa po e ndërton një skuadër të re në “Giuseppe Meazza”.
“Situata është shumë e qartë, klubi ka bërë të ditur se Icardi është jashtë projekteve të Interit. Ky është realiteti. Nuk mendoj se Ivan Perisiq është duke u përshtatur në rolin që po e kërkon nga ai, tani për tani ai mund të luajë vetëm përpara”, ka thënë Conte i cili e ka përjashtuar mundësinë që Nainggolan të mbetet pjesë e Interit.