Erza mposhtet nga Anna Kriza

24 korrik 2019 | 10:35

Medalistja e bronztë Olimpike për të rinj, Erza Muminoviq garoi sot në garat e Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Xhudistja e Kosovës nuk e pati ditën e saj, pasi nuk arriti të kalojë garuesen nga Hungaria, Anna Kriza, në raundin e parë të kategorisë -48 kilogramë.

Edhe pse ishte në epërsi deri në sekondat e fundit, Erza u penalizuar nga gjyqtarët me tri vërejtje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i…