Rama: Teatri ri Kombëtar do të ndërtohet

24 korrik 2019 | 13:08

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka cilësuar minorancë të gjithë artistët, politikanët dhe protestuesit që hynë sot brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.

Përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Rama ka dhënë garanci e tij se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet pasi atë e kërkon kryeqyteti, vendi dhe kombi.

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Me gjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse. Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Departamenti i Turizmit, ka…