Ndahen 99 lopë për fermerët e Prizrenit

24 korrik 2019 | 16:20

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë ndarjen e lopëve qumështore për blegtorët përfitues të komunës së Prizrenit nga projekti “Furnizimi i blegtorëve me lopë qumështore”.

Me rastin e ndarjes së lopëve qumështore tek përfituesit, prezentë ishin edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari Eshref Memaj dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani.

Për këtë projekt kanë aplikuar gjithsej 193 aplikues, ndërsa përfitues janë përzgjedhur 99 sosh sipas vlerësimit të komisionit, i cili është bazuar në kriteret e përcaktuar nga thirrja e hapur publike.

Blegtorët përfitues kanë participuar në këtë projekt me 35 për qind, ndërsa pjesa tjetër i ka takuar komunës së Prizrenit.

Në krahasim me vitin e kaluar, numri i përfituesve nga ky projekt sivjet është rritur për rreth 20 për qind.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë…