Dubai kërkon të ketë industrinë e vetë 40 miliardë dollarëshe

25 korrik 2019 | 11:32

Printimi në 3D është një teknologji e re por me potencial të madh. Shumë kërkojnë që të ndërtojnë banesa dhe ndërtesa me këtë teknologji, gjë që dhe Dubai është në garë.

Rreth 20 ndërtesa janë ndërtuar me printera 3D në të gjithë botën. Dubai ka 2 prej këtyre ndërtesave, një zyrë dhe një laborator kërkimi. Printimi 3D i një ndërtese përdor të njëjtat teknika si printimi 3D i një lodre, vetëm në një shkallë shumë më të madhe dhe duke përdorur beton në vend të plastikës, shkruan “ScanTv”. Kurse, “SmarTech Publishing”, parashikon që industria e ndërtimit 3D do të jetë me vlerë 40 miliardë dollarë deri në vitin 2027 dhe Dubai është ndoshta tregu më i mirë për të realizuar këtë pritshmëri. Ka kërkesë të lartë për ndërtesat 3D në Emirate, e cila siguron firmat e ndërtimit që ia vlen të investojnë në teknologji për të realizuar këtë kërkesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 600 mijë euro ishte shuma totale e gjobave që…