Honda në telashe, Lorenzo mungon edhe në dy garat e ardhshme

25 korrik 2019 | 12:38

Spanjolli Jorge Lorenzo nuk do të marrë pjesë edhe në dy garat e radhës së Botërorit 2019 të Moto GP, ato të Çekisë dhe Austrisë.

Piloti i Hondas, që nuk ka garuar edhe në Holandë e Gjermani, në dy garat e fundit të kampionatit ka konfirmuar se do të rikthehet në pistë më 25 gusht, në garën që do të zhvillohet në Angli (pista e Silverstone).

Në Holandë, Lorenzo u dëmtua pas një rrëzimi në provat e lira dhe nuk mori pjesë në garë. Duket se ai nuk është ende gati, edhe pse aktualisht kampionati është pushim. Sipas Hondas, piloti spanjoll nuk ka rikuperuar ende 100 % nga dëmtimi dhe do të rikthehet në pistë vetëm pas një muaji. Në vend të tij do të pilotojë Stefan Bradl. “Ramë dakord të mos marr pjesë në dy garat e radhës, në Çeki dhe Austri. Në këtë mënyrë do ta vijoj fazën e rikuperimit pas dëmtimit. Këtë periudhë të pushimit veror e kam kaluar duke punuar në palestër dhe gjendja fizike është përmirësuar ndjeshëm. Gjithsesi, lëvizjet janë të limituara, ndaj nuk do të rrezikojmë dhe do të përgatitemi për rikthimin në Angli”, ka deklaruar Lorenzo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në llogarinë e vet…