Inspektorati i Punës kërkon kthimin e profesorit Sali Dula në vendin e tij të punës

25 korrik 2019 | 16:49

Mësimdhënësi Sali Dula nga Gjakova para një viti iu kishte shpallur konkursi për vendin e tij të punës. Vendin e tij të punës si mësimdhënës i gjuhës gjermane e kishte zënë dikush tjetër, por Dula nuk ishte pajtuar me këtë fakt.

Dula ka bërë me dije se për këtë çështje ka ndjekur të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar drejtësi, pasi besonte në padrejtësi sa i përket konkursit për mësimdhënës të shpallur më 20 korrik 2018.

“Tash një vit, saktësisht më 20.07.2018 DKA – Gjakovë në mesin e shumë konkurseve të shpallura si vende të lira pune për mësimdhënës të lëmive të ndryshme shpall edhe orët mësimore të gjuhës gjermane pranë SHMLM ‘Hysni Zajmi’ ne Gjakovë. Këto orë me takonin mua me kontratë të rregullt pune, të përhershme. Koha kur u shpall konkursi ishte pushim dhe isha informuar nga persona jozyrtarë për shpalljen e orëve të mia në konkurs. Me anë të një kërkese kam kërkuar nga DKA-ja në Gjakovë anulimin e këtij konkursi, por ata nuk ishin përgjigjur fare në kërkesën time”, ka bërë me dije Dula.

Më tutje, Dula ka thënë se i është drejtuar Inspektoratit të Punës ne Gjakovë dhe Inspektoratit të Arsimit Gjakovë dhe po nga këto institucione kishte marr përgjigje negative, jo në favor të tij për kthimin e tij në vendin e punës.

“Gjithçka ishte shumë e çuditshme dhe e pa imagjinueshme ani pse gjithçka ishte organizuar mirë në nivel lokal dhe ne e dinim saktësisht arsyen e saktë pse ndodhi kjo. E dinim gjithashtu se kush do pranohet ne vendin tim të punës dhe nga përgjigja e dy institucioneve të drejtuara në nivel lokal në Gjakovë nënkuptohej se gjithçka ishte organizuar mire dhe me plan! Arsyeja e shpalljes së orëve të mia në konkurs sipas DKA-Gjakovë, Inspektoratit të Punës dhe Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë ishte shumë banale, sipas tyre në diplomën time të studimeve master-shkencor nuk specifikohet Dega gjuhë gjermane dhe kjo sipas tyre i vinte ata në dyshime se çka saktësisht kam mbaruar unë”.

Edhe pse unë ju dërgova dokumente shtesë për t’iu hequr dilemat e tyre, por si duket ky ishte thjeshtë një justifikim sa për më hequr qafe mua. Unë kam mbaruar studimet themelore në Universitetin Publik të Prishtinës duke vazhduar më pas në vitin 2011 studimet master-shkencor në Universitetin Publik të Tiranës, Dega gjuhë dhe letërsi gjermane sepse në atë kohë shteti ynë nuk ofronte studime posdiplomike. Kam mbaruar në kohë rekord studimet në Tiranë dhe kam qenë i punësuar një vit nga Universiteti i Tiranës si pedagog i gjuhës gjermane. U ktheva në Kosovë pranë familjes për të kontribuar në vendin tim dhe pas pesë viteve përvojë pune si mësimdhënës ndodhi kjo qe mund te ndodh vetëm ne Kosovë”, ka thënë Dula.

Më tutje, ai ka thënë se pas të gjitha ankesave në institucionet lokale, ka vendosur t’i drejtohet Inspektoratit të Punës të Kosovës (IPK), i cili ka kërkuar kthimin e tij në vendin e punës.

“Por unë nuk u ndala me kaq. Iu drejtova instancave më të larta të shtetit, Inspektoratit të Punës në Prishtinë, ku më 30.05.2019 nga zyra e kryeinspektorit mora vendimin pozitiv të plotfuqishëm për kthimin tim në vendin e punës dhe kompensimin e të gjitha pagave deri më tash”, është shprehur Dula.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe…