Lladrovci: Të gjitha partitë do të ishin të lumtura në pushtet pa PDK-në

25 korrik 2019 | 17:42

Kryetari i Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka komentuar çështjen e koalicioneve parazgjedhore pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit.

Ai ka thënë se nga deklarimet publike të përfaqësuesve të partive politike të gjithë do të ishin të lumtur pa PDK-në në pushtet.

“Deri më sot, të gjitha partitë janë deklaruar se do të hyjnë vet në zgjedhje (kjo dmth. se të gjithë kanë ambicie dhe sipas tyre mund ta udhëheqin Qeverinë), po ashtu, të gjitha partitë janë njëzëri unike, vetëm me PDK-në mos të bëjnë koalicion (dmth. të gjitha partitë do të ishin të lumtura në pushtet pa PDK-në). Në krejt këtë turbullirë, ma korrekti po del të jetë Milaim Zeka dhe partia e tij, P e K, që theksoi se jo vetëm që do të dalë e vetme, por nuk përjashton koalicione me konstanten politike, kurrë mos thuaj kurrë!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit Mitrovicë  1. Në…