Komandanti i FSK-së po qëndron për vizitë zyrtare në Jordani

26 korrik 2019 | 11:15

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Jordanisë, gjenerallejtënant Mahmoud Frihat, nga data 22 korrik po qëndron për herë të parë në vizitë zyrtare në Jordani.

Vizita e komandantit të FSK-së filloi me pritjen ceremoniale të organizuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Jordanisë dhe ka vazhduar me takime në mes të dy delegacioneve ku gjenerali Rrahman Rama e njoftoi gjeneralin Frihat dhe delegacionin e tij, për të arriturat e FSK-së dhe procesin e tranzicionit.

Image preview

Në takime janë zhvilluar diskutime lidhur me identifikimin e fushave të përbashkëta të bashkëpunimit në të ardhmen dhe pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy forcave.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama shprehu falënderimin për mikpritjen e jashtëzakonshme të gjeneral Frihat dhe stafit të tij, si dhe shfrytëzoi rastin që ta ftojë atë dhe delegacionin e tij për një vizitë zyrtare në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Latifi u rikthye që të luante në Shqipëri, por…