Vihet gurthemeli i shtatores së Adem Demaçit

26 korrik 2019 | 11:56

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e shtatores së tij.

Në vënien e gurthemelit ka marrë pjesë kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Baca Adem Demaçi ka qenë frymëzues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se forca e Demaçit i duhet Kosovës për të mbajtur konsistencën e saj.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Hydajet Hyseni, ka thënë se Demaçi ka folur edhe kur nuk ka folur. Ai ka thënë se Demaçi tani e tutje do të pushojë dhe do flasë në bronz si dhe do jap mesazhe siç ka dhënë brez pas brezi.

Por bucetat nuk iu kanë pëlqyer familjarëve të veprimtarit, Adem Demaçi e këtë shqetësim para të pranishmëve e paraqiti djali i Demaçit, Shqiptari i cili ka thënë se nuk janë pajtuar me modelet pasi që mendojnë se ka zgjidhje më të mira për këtë shtatore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar…