Nitaj: Ka kaluar koha e talljes me Kosovën

27 korrik 2019 | 16:03

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se është i habitur me nervozizmin e disa individëve në Prishtinë e Tiranë, për shkak të dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nuk ka pasur dyshim se vendimi i kryeministrit Haradinaj për t’ia kthyer mandatin sovranit ka qenë vendimi i vetëm i arsyeshëm, por tash sipas tij, kur po sheh gjithë këtë agresivitet të Beogradit kundër këtij hapi të Haradinajt, po bindet se ai vendim paska qenë edhe largpamës.

Nitaj ka thënë se ka kaluar koha e talljes me Kosovën.

Postimi i plotë i tij:

Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshim se vendimi i Kryeministrit Haradinaj për t’ia kthyer mandatin sovranit ka qenë vendimi i vetëm i arsyeshëm, por tash kur po shoh gjithë këtë agresivitet të Beogradit kundër këtij hapi të Haradinajt, po bindem se ai vendim paska qenë edhe largpamës.

Tani po shoh se vendimi i Ramush Haradinajt për të mos e ulur sovranitetin e Kosoves përballë një paneli hetuesish, më shumë se çka do tjeter, paska qenë thikë në zemren e lidershipit të Serbisë e të planeve të tyre për ta gërryer Kosovën edhe nga brenda!

Më duhet të them poashtu se jam, jo pak i habitur me nervozen e papërmbajtur të disa rretheve e individëve në Prishtinë e në Tiranë, por edhe kjo mbase është e kuptueshme, sepse historikisht shqiptarët i kan pasur esadistet e vet!

E gjithë kjo po më flet se ka kaluar koha e talljes me Kosovën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (11) Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan…