Mbahet finalja e kuizit tё diturisë

28 korrik 2019 | 13:25

Organizuar nga Ministria e Diasporës, në Prishtinë është mbajtur finalja e kuizit të diturisë, në të cilin morën pjesë nxënësit e shkollave shqipe nga diaspora, përkatësisht fituesit e kuizive nga Austria, Zvicra, Italia dhe Greqia.

Ata iu përgjigjen pyetjeve nga gjuha e letërsia shqipe, kultura, historia dhe gjeografia.

Përmes këtij kuizi, ata shpalosën njohuritë për gjuhën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar, njohuri këto që marrin nga mësuesit, të cilët me përkushtim dhe pa u lodhur punojnë me ta.

Meqë ky kuiz nuk pati karakter garues, po më shumë edukues e shoqërues, nuk pati humbës. Të gjitha grupet u shpallën fituese..

Finalja e kuizit u përshkua edhe me pika muzikore dhe me një pikë baleti. Pas kuizit, pjesëmarrësit e kuizit vizituan Muzeun Kombëtar, ku u njohën me eksponatet e periudhave të ndryshme historike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja e sportit Ilda Bejleri ka folur për herë të…