Dhurata Hoxha: Gruaja është çelësi për një shoqëri të përparuar

30 korrik 2019 | 13:03

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar me disa gra që janë të angazhuara në biznes.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se ky takim me gratë e angazhuara me biznes, ishte rast për të biseduar për të arriturat në këtë lëmi e cila është ndër promotorët e zhvillimit të shtetit tonë të ri.

“Sfidën e të bërit biznes, shumë prej tyre e kanë kaluar me sukses, sepse, bartin me vete gjithë energjinë dhe vullnetin për ta ndryshuar gjendjen e vet, të familjes dhe të shtetit që po ndërtojmë, për mundësi e gjasa të barabarta. Gruaja është çelësi për një shoqëri të përparuar, në veçanti në fushën me konkurrencë dhe dinamikë siç është biznesi. Me gratë, për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Hoxha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kërkuar nga…