Naftëtarët kundërshtojnë vendimin e ministrit Shala për pastrimin e rezervarëve çdo 3 vjet

30 korrik 2019 | 13:06

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve (SHQNGL), në një konferencë për medie, ka kundërshtuar vendimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, që obligon kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervarët çdo 3 vjet.

Kryetari i Shoqatës, Fadil Berjani, ka thënë se kanë pasur takim me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalën, porse nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre.

Ai ka thënë se është për t’u habitur se një ministër në largim merr një vendim të tillë dhe i lë naftëtarët në një pozitë të keqe, ku nuk kanë as ku të ankohen. “Askund në botë nuk bëhet pastrimi i rezervuarëve. Ju lutem, qytetarët ta kuptojnë që pastrimi i rezervuarëve nuk i’u bën mirë qytetarëve, i’u bën vetëm dëm, pasi një pastrim i tyre kushton rreth 700 euro. Kjo nuk është në rregull, nuk është normale që pastrimi i rezervuarëve të bëhet çdo tri vite”, u shpreh ai.

Kurse, Anton Figel, naftëtar nga Sllovenia, tregoi si është e rregulluar kjo punë në Slloveni. “Në Slloveni pastrimi i rezervuarëve bëhet çdo 10-15 vjet. Ndërsa çdo 5 vjet pompa nuk mbyllet, por vetëm kontrollohet gjatë punës”, u shpreh Figel.

Në këtë konferencë, po ashtu  u kërkua edhe themelimi i një instituti që do të hulumtojë cilësinë e naftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Labinot Osmani javë më parë kishte arritur marrëveshje me…