Osmani: Ja si ia del Shkëndija në Luksemburg

30 korrik 2019 | 13:44

Shkëndija e Tetovës, atë që nuk arriti në shtëpi, shpreson ta finalizojë me sukses në Luksemburg ndaj Dudelange.

Trajneri Qatip Osmani vazhdon të jetë i pakënaqur me efikasitetin e skuadrës së tij, e cila këtë edicion ende nuk e ka gjetur golin e parë përmes lojës. Që të tre golat në Evropë kuqezinjtë i kanë shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, me të njëjtin autor, Agim Ibraimi.

Trajneri i Shkëndijës kërkoi qetësi nga ana e futbollistëve të tij, duke kërkuar një gol nga loja, madje që në minutat e para për të rritur besimin te kualifikimi.

“Pas ndeshjes së parë kemi analizuar sfidën ku konstatuam se humbëm shumë raste shënimi, por edhe fati nuk na deshi. Tani kemi sfidën e kthimit dhe asgjë nuk është e humbur. E kam thënë që pas ndeshjes së parë se Shkëndija do të kërkojë ta përmbysë disavantazhin. Gjatë javës kemi punuar për të qenë në nivel për të fituar, ndaj mendoj se jemi të vetëdijshëm edhe ne si staf teknik, por edhe lojtarët për rëndësinë e sfidës në Luksemburg. Nesër (sot) më shumë se çdo gjë tjetër do të na duhet të kemi qetësi në lojë. E dyta është se në këto ndeshje europiane kemi shënuar vetëm nga penalltia. Mendoj se na duhet goli, një gol posaçërisht edhe në fillim të ndeshjes do të ndikonte për të kthyer vetëbesimin. Por mendoj se në ekip kemi lojtarë kualitativë, lojtarë që edhe individualisht dinë ta zgjidhin lojën. Prandaj, them se kundërshtari ka epërsi nga ndeshja e parë në Shkup, por edhe ne kemi llogaritë tona për të shkuar në raundin tjetër. Formacionin nuk e kemi vendosur, por nuk priten shumë ndryshime”, u shpreh trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Burim Ramadani Nuk jemi duke e parë malin, sepse…