Prince Caffe nga tani edhe në pikat e Shell

30 korrik 2019 | 15:09

Sot në ambientet e Devolli Corporation është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për furnizimin me produktet e Prince Caffe në mes përfaqësueseve të kësaj kompanie dhe kompanisë Britaniko-Holandeze Shell.

Royal Dutch Shell e njohur zakonisht si Shell me rreth 44,000 pika shitëse të derivateve të naftës në shumë shtete të ndryshme të botës, konsiderohet si njëra nder kompanitë më të mëdha botërore.

Nga vitit 2018 ky brend i njohur ndërkombëtar është prezent edhe në Kosovë me rreth 70 pika shitëse.

Prince Caffe e cila prodhohet nga Devolli Corporation është brendi më i njohurë Kosovar e cila eksportohet në më shumë se 20 vende të botës duke përfshirë edhe SHBA-të.

Produktet e Prince Caffe janë certifikuar nga institucionet më të larta ndërkombëtare për auditimin e cilësisë së produkteve ushqimore.

Pronari i Devolli Corporation Shkelqim Devolli falënderojë zyrtarin e lartë nga Shell  Wim Riegman për besimin dhe bashkëpunimin e ofruar.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga tani produktet e Prince Caffe do të jenë prezentë edhe në pikat e Shell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Morina ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në sportin e…