Policia e Kosovës shënon Ditën Botërore kundër trafikimit me qenie njerëzore

30 korrik 2019 | 17:08

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në mbështetje të ICITAP-it amerikan, ka organizuar sot tryezë me temën “Ndërtimi i urave”.

Kjo tryezë është organizuar për të shënuar “Ditën Botërore Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore”.

Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze ka qenë që t’i mundësohet komunitetit përkatës të adresojë çështjet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, si dhe mënyrat se si duhet kanalizuar problematikat për të gjetur zgjidhjet e mundshme dhe për të vetëdijesuar njerëzit për rreziqet që sjell trafikimi me qenie njerëzore.

Policia e Kosovës këtë aktivitet e realizoi në bashkëpunim me Divizionin për Siguri në Bashkësi/MPB, Zyra e Sekretariatit të Strategjive/MPB, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë/PK, Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi, Vrojtuesit e Lagjes, Komitetet Lokale për Siguri Publike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 3 deri më 11 gusht, Prishtina do të jetë…