Nitaj: Koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj

31 korrik 2019 | 12:59

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se po të pyetej ai koalicionet parazgjedhore do t’i ndalonte me ligj.

Ai ka thënë se Kosova falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve parazgjedhore.

Megjithatë, Nitaj ka thënë se në një situatë të tillë, personalisht do të përkrahte një koalicion AAK-LDK-PSD.

“Po të pyetesha unë, koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj, por kjo as është e mundur e as nuk ndodhë! Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve parazgjedhore! Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme! Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD. Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi”, ka shkruar deputeti Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen për gjobëvënie ndaj një…