Të ardhurat e Turqisë nga turizmi 8 miliardë dollarë për tre muaj

01 gusht 2019 | 12:37

Të ardhurat e Turqisë nga turizmi kanë arritur në afro 8 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të këtij viti, njoftoi Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).

“Shifra paraqet rritje prej me 13,2 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin e “TurkStat”.

Në periudhën prill-qershor, 87,8 për qind e të ardhurave, duke përjashtuar shpenzimet e shërbimit të roamingut GSM dhe shërbimit të marinës, kanë ardhur nga vizitorët e huaj, ndërsa pjesa tjetër është arritur nga qytetarë që banojnë jashtë vendit, transmeton “AA”.

Shpenzimi mesatar i vizitorëve në periudhën tremujore ishte 625 dollarë për frymë.

“Në këtë tremujor, gjersa shpenzimi mesatar i të huajve ishte 607 dollarë për frymë, shpenzimi mesatar i qytetarëve turq që banojnë jashtë ishte 766 dollarë për frymë”, njoftoi autoriteti statistikor i Turqisë.

Vendi ka tërhequr 12,8 milionë vizitorë në periudhën prill-qershor, që paraqet rritje prej 15,3 për qind nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa prej tyre, 11,5 milionë kanë qenë të huaj, kurse 1,3 milion shtetas turq me banim jashtë vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të takimeve të rregullta për zhvillimin e projekteve…