Mjeku nga Shqipëria ligjëron për mjekët e Kosovës

01 gusht 2019 | 16:46

Dr. Admir Sulovari nga Shqipëria ka prezantuar temën “Doppler Ultratingulli Penil”, në kuadër të programit të Klinikës së Radiologjisë së QKUK për Edukim të Vazhdueshëm Profesional Mjekësor(EVPM), të akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Ligjërata është mbajtur në ambientin dhe kushtet e avancuara të Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës.

Nga ligjërata përfituan përvoja të reja profesionale, radiologë, mjekë familjarë, patologë dhe teknik të radiologjisë.

Pjesëmarrësit do të marrin nga tre pikë akredituese në kuadër të EVPM.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Hogosht të Kamenicës është vënë gurthemeli i kullës së…