Botimet e “Armagedonit” nesër paraqiten në Ferizaj

01 gusht 2019 | 19:04

Nesër (datë 2 gusht, ditë e premte), me fillim nga ora 11.00, hapet në Ferizaj edicioni i parë i Panairit të Librit “Ferizaj 2019”, i cili do të rrijë i hapur deri të dielën, më 4 gusht, nga ora 9.00 deri në orën 19.00. Në këtë panair do të marrin pjesë disa botues nga Kosova dhe Shqipëria të cilët do t’i prezantojnë botimet e veta.

Një prej botuesve që do të marrë pjesë në këtë panair libri është edhe Berat Dakaj, drejtor i shtëpisë botuese “Armagedoni”, i cili në këtë panair libri do t’i prezantojë rreth 130 tituj të librave të botuar në tre vjetët e fundit, kryesisht libra të autorëve shqiptarë, por edhe përkthime në gjuhën shqipe. Po ashtu, i njëjti botues, në kuadër të organizimit të Panairit të Librit “Ferizaj 2019”, do t’i përurojë disa prej botimeve të këtij viti dhe, po ashtu, do t’i sjellë edhe disa prej autorëve në stendën e shtëpisë së vet botues për të komunikuar me lexuesit për librat e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan ka transferuar edhe zyrtarisht portugezin Rafaelo Leao nga…