LV-ja dorëzon kallëzim penal për ish-ministrat e Bujqësisë për ‘keqpërdorimet milionëshe me grantet’

02 gusht 2019 | 12:26

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Sali Zyba, ka dorëzuar sot kallëzim penal për ish-ministrat e Bujqësisë, Nenad Rikallo, Memli Krasniqi, Blerand Staveleci, sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Halim Kapllani, drejtorin e Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe ish-drejtorin e kësaj agjencie, Elhami Hajdari.

“Jemi të vetëdijshëm që tashmë dhjetëra fermerë për vite të tëra kanë kallëzuar në prokurori, në polici për keqpërdorimet e mëdha qoftë me grantet e qoftë me subvencionet. Qindra ankesa e padrejtësi kemi pranuar prej tyre në këtë drejtim. Ftoj po ashtu Auditorin e Përgjithshëm të dorëzojë në Prokurori raportin e performancës lidhur me procesin e menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë, publikuar në Maj 2019. Neni 24 i Ligjit për Auditorin e përgjithshëm dhe Zyrën kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, e obligon këtë institucion të veproj kur gjen shkelje dhe keqpërdorime të parasë publike”, ka thënë deputeti Zyba.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të mos vonohet me këto hetime. “Tashmë ka fakte të bollshme prej fermerëve, prej këtij kallëzimi e veçanërisht prej raportin e performancës së Auditorit lidhur me procesin e menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë. Kallëzim i sotëm i mbulon dy çështje, grantet në shumën 4 milionë euro të dhëna për katër konzurcione dhe një kompani secila prej tyre e lidhur drejtpërdrejtë me drejtues politikë dhe ish-ministra si dhe keqpërdorimet prej vitit 2014 në këtë fushë”, ka deklaruar ai.

Zyba ka shtuar se prej shumë muajsh kanë ballafaquar zyrtarët e Ministrisë për këtë temë e të ngjashme, veçanërisht në Komisionin Parlamentar për Bujqësi, Pylltarisë, Zhvillim Rural, Mjedis dhe planifikim hapësinor. “Ata as nuk kanë qenë të interesuar të përmirësojnë apo të ndalin. keqpërdorimet. Ndaj tani fjalën e ka prokuroria speciale”, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak ditë pas eliminimit edhe nga Liga e Evropës,…