Blerim Reka: Neutraliteti asimetrik i “Dialogut të Brukselit”

02 gusht 2019 | 13:42

Profesori i së Drejtës Evropiane, njëherësh ish-ambasador i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” të titulluar: “Neutraliteti asimetrik i ‘Dialogut të Brukselit”, ka thënë se nga gushti i vitit të kaluar u ndalë “Dialogu i Brukselit”.

Sipas tij ky proces vështirë se mund të vazhdojë, pa ndryshimin e pozicionit kontradiktor të BE-së: edhe ndërmjetësues “neutral”; edhe neutral ndaj statusit të njërit negociues.

“Në vend të ‘normalizimit’ të synuar, Brukseli aplikoi asimetrinë. Serbinë e trajtoi si shtet, ndërkaq Kosovën – me fusnotën mosprejudikuese të statusit të saj: ‘në vijë’: Rezolutën 1244/99 dhe Mendimit të GJND/2010. Ndonëse, dy dokumente të OKB-së, ato kundërshtojnë njëra-tjetrën: – I pari, ende mban Kosovën ‘brenda’ një shteti jo-ekzistent-RFJ! – I dyti, qartë theksoi se pavarësia e Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Nëse politikisht, BE-ja, e injoroi realitetin e mëvonshëm statusor; atëherë, së paku juridikisht kur më thirret në këto dy norma të OKB-së, duhej të zbatonte, maksimën elementare se ‘ligji i fundit, dërgon atë paraprakun’”, ka shkruar profesori Blerim Reka.

https://www.facebook.com/pr.blerimreka/photos/a.259512181604551/346654242890344/?type=3&eid=ARB3Z9k_orn9q8Kkz2zeNVkZYnQbF0n5y12SN6YiW6hF7jv3O9T9zbU6m15FSFZs9C5PpiaoUOiRVmmo&__xts__%5B0%5D=68.ARCtTZUpKVt34u1zugylQQ6uJOhG0DTznhqod6mN1_xAWS84Ttr72BJE-kscuVsAJi3ml9RTtziAOd3wsnlkxNfaeM1Dn7f1ZZxIY7_sEXYEdKkOtQF6EZtmYokLbSlsYqSaA9xll1Xl-_MPUBlX7TkbuqpIfvsaPICAqdGpUK68__jpBulutxo1hy9rmK95VRy0T4dL5pQ0hDOEQlb9UCwG44Hb1WvrllJoN6rAHBliGB14FmAz7UOlnRl3NkAGYIsRiR27llpDthEx-Gvah0_8tyeAW2XH796xtI6qqUAzSyj7x1BotWfPA8uVebZsDoCyEGr1GMVUUzoPnnTc8pQ&__tn__=EHH-R

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Agim Veliu, ka…