Zyrtare: Veseli kërkon shpërndarjen e Kuvendit

02 gusht 2019 | 16:30

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thirrur për të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi të Kuvendit të Kosovës.

“Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e mëparshme, 2. Përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI”, është thënë në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës.

Më herët, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë letër të presidentit Thaçi drejtuar Veselit, thuhet se si koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka përuruar sot…