Nisma vazhdon mobilizimin e degëve në terren

03 gusht 2019 | 17:46

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me strukturat drejtuese të degëve të tyre anekënd vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, Bilall Sherifi se bashku me dy ministrat anetare te kryesise Endrit Shala dhe

Skender Reçica kanë zhvilluar takime me degët e Nismës në Kamenicë dhe Gjilan.

Krejt këto takime janë në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen shpejtë.

“Në vazhdën e takimeve të punës me strukturat udhëheqëse të degëve të NISMËS Socialdemokrate, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sot së bashku me anëtarët e kryesisë dhe ministrat Endrit Shala dhe Skender Reçica ishim në degën e Kamenicës”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Sherifi ka bërë me dije se sot do të zhvillojnë takime edhe me degët e Nismës në Viti, Kllokot dhe Kaçanik.

Ndryshe, një ditë më parë, Sherifi ka thënë se Nisma do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja U17 pëson në ndeshjen e parëKombëtarja U17 e Kosovës…