Kuvendi i Kosovës të nxjerr ligjin për mbrojtjen e luftëtarëve të lirisë

03 gusht 2019 | 19:56

Në tryezën e organizuar të shtunën në Pejë nga shoqëria civile dhe OVLUÇK-ja në Pejë, me temën “Përndjekja e luftëtarëve të UÇK-së. Ç’të bëjmë?”, panelistët Gazmend Syla, kryetar i Degës së OVL të UÇK-së Pejë dhe Gafur Elshani avokat, shpjeguan shkaqet dhe morën shembuj rreth mënyrës se si u trajtuan luftëtarët e lirisë në Kosovën e pasluftës por dhe nga mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare.

Konkluzion i tryezës, ku folën edhe pjesëmarrësit, ishte që Kuvendi i Kosovës të nxjerr ligjin për mbrojtjen e luftëtarëve të lirisë nga persekutimi, në bazë të aktakuzave të lëshuara nga Beogradi.

Gjithashtu u kërkua nga shteti i Maqedonisë Veriore ta ndërprejë praktikën e arrestimeve të luftëtarëve me aktakuza të një shteti që ushtroi gjenocid në tërë Ballkanin.

Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndjek politikë të dyfishtë ndaj Kosovës dhe u kërkua që bashkëluftëtari Tomor Morina të lirohet menjëherë, pasi që vonesat në lirimin e tij, mund të cenojnë raportet mes dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të…