Evropiani vazhdon me ndeshje interesante

04 gusht 2019 | 12:03

Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U20, vazhdon me ndeshje mjaft interesante.

Turqia dhe Rumania që janë në grup me Kosovën, ndeshen nga ora 16:30, kurse në takimet tjera do të takohen Greqia-Bullgaria (16:30), Kroacia-Izraeli (19:00) dhe Irlanda-Britania e Madhe (19:00). Takimet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe palestrën “1 Tetori”.

Biletat mund ti blini para palestrës “1 Tetori” dhe tek New Borni. Çmimi i biletës ditore është 1 Euro dhe mund ti shikoni të gjitha ndeshjet ditore. Të gjitha të hollat që do të grumbullohen nga shitja e biletave do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, është shprehur…