Haradinaj i trishtuar me sulmin në El Paso të Teksasit

04 gusht 2019 | 13:11

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, është shprehur i trishtuar me sulmin  me armë në qytetin El Paso të Teksasit,  nga i cili kanë vdekur 20 persona dhe dhjetëra të tjerë janë  plagosur.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se bashkëndjen me familjet e viktimave dhe lutet për shëndetin e të plagosurve.    “Të trishtuar me lajmin për vdekjen e 20 personave dhe dhjetëra të tjerëve të plagosur, pas sulmit me armë në qytetin El Paso të Texas, ShBA. Në këto momente, bashkëndjejmë me familjet e viktimave dhe lutemi për shëndetin e të plagosurve”, ka shkruar Haradinaj.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filozofi Blerim Latifi, njëherësh këshilltari i kryeparlamentarit Verseli, ka thënë…