Gashi në manifestimin qendror falënderon diasporën për përkrahjen e vazhdueshme

05 gusht 2019 | 14:38

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me komunën e Skenderajt, u mbajt manifestimi qendror për diasporën.

Manifestimi nisi me homazhet në varrezat e Jasharëve në Prekaz, për të vazhduar më pas në sheshin “Adem Jashari” të Skenderajt me një koncert për diasporën.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Diasporës Dardan Gashi ka falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendlindjen e tyre Kosovën.

“Unë ju falënderoj përzemërsisht që vazhdoni të jeni shtylla mbështetëse e vendlindjes suaj, e Kosovës, faleminderit për ndihmën e madhe që i jepni vendlindjes në zhvillimin ekonomik”, ka theksuar Gashi.

Bekim Jashari, kryetar i komunës së Skenderajt, u uroi mirëseardhje bashkatdhetarëve.

“Vendlindja si gjithmonë ju pret me duar te hapura për kontributin qe keni dhënë ne te gjitha etapat e historisë”, ka thënë Jashari.

Ai ka treguar për aktivitetet që do të zhvillohen për bashkatdhetarët.

Një fjalë rasti mbajti edhe Pandeli Majko, ministër i Diasporës i Shqipërisë.

Pas fjalëve përshëndetëse, nisi koncerti me këngëtarët Shaqir Cërvadiku, Shkumbin Ismajli, Bukurie Azizaj-Avdullahu dhe Fatmir Berisha.

Këtij koncerti ia shtoi madhështinë edhe ansambli “Drenica” nga Skenderaj, i cili ekzekutoi valle të njohura shqiptare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,…