Turqia shkatërron më shumë se 300 000 libra

07 gusht 2019 | 11:29

Më shumë se 300 000 libra janë hequr dhe më pas larguar nga shkollat dhe bibliotekat turke, që pas përpjekjes për grushtshtetit tre vite më parë, saktësisht në 2016.

Ministri i arsimit, Ziya Selçuk, ka thënë se përgjatë nismës së qeverisë për të shfarosur çdo gjë që lidhet me Fethullah Gylenin, klerikun mysliman që akuzohet për nxitje të puçit janë shkatërruar 301 878 libra.

Ndërkohë nga ana e tij, Gyleni e ka mohuar kategorikisht një përfshirje të mundshme. Shifrat në fjalë u publikuan për herë të parë nga gazetat e mirënjohur “Hurriyet”, krahas të cilave shfaqeshin edhe imazhe të djegies së librave.

Sipas uebsitit “Turkey Purge”, që cilësohet si “një grup i vogël gazetarësh të rinj që po përpiqen të jenë zëri i popullit turk në një regjim shtypës”, në vitin 2016 u ndalua rreptësisht një libër matematike thjesht për faktin se në një prej kërkesave të librit, gjendeshin inicialet e Gylenit.

Kështu, në ushtrim thuhej që studenti të shkonte nga pika ‘F’ në pikën ‘G’, çka u konsiderua nga autoritet përkatëse krejtësisht e papranueshme dhe provokuese.

Në dhjetor të vitit 2016, gazeta turke “BurGun” ka zbuluar se ishin shkatërruar 1.8 milionë libra shkollorë për t’u ribotuar më pas sërish, pasi përmbanin në tekst fjalën Pennsylvania, vendi ku aktualisht Gylen po jeton në ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heidi Klum dhe Tom Kaulitz e kanë kurorëzuar dashurinë e…