Pacolli: Tomor Morina shumë shpejt do të kthehet në shtëpi

07 gusht 2019 | 19:31

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se është i lumtur që ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina ka fituar betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim.

“Ne besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona. Shumë shpejt ai do të kthehet në shtëpi te familja dhe miqtë e tij dhe u bëj thirrje të gjithëve të jenë të durueshëm”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Morina, ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, bazuar në një fletarrest të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Daja është trajneri i ri i Skënderbeut ose, më…