Milaim Raci i bashkohet AAK-së  

09 gusht 2019 | 13:00

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka bërë me dije se sot kësaj partie i është bashkuar aktivisti politik dhe kombëtar Milaim Fazli Raci.

Haradinaj ka thënë se nga sot kryetari Zenun Elezi do ta ketë një krah të fortë në qytetin e Klinës.

“Nga sot AAK-së ju bashkua edhe njëri ndër aktivistët politik dhe kombëtar Milaim Fazli Raci.  I urova mirëseardhje në familjen e madhe të Aleancës dhe nga sot kryetari Zenun Elezi, do e ketë një krah të fortë në qytetin e Klinës. Suksese Milaim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino ARMATA dhe Termokiss organizojnë së…