![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/qs-650x358.jpg)
Kështu u transformua hyrja ne Konviktet e Prishtinës
10 shkurt 2018
| 16:37
Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë së fundmi është bërë një investim, konkretisht në hyrje të saj.
Tashmë hyrja kryesore e kësaj qendre ka marrë pamje tjetër. Dera e metaltë është larguar për t’i lëshuar vend një hyrje pa derë dhe në një kabine për roja, shkruan Ndërtimi.info.
Struktura e ngritur nga betoni mbanë edhe mbishkrimin “Qendra e Studentëve”, e cila në mbrëmje ndriçohet.
Ndërkaq, në Qendrën e Studentëve në përfundim e sipër është edhe Konvikti VIII.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/27656962-2267000626658959-7997162122104961971-n_1518269777-1282138.jpg)
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/27657009-2267000676658954-1084652208147210431-n_1518269774-6452098.jpg)
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/27655190-2267000696658952-4239425945067931916-n_1518269771-3213475.jpg)