Hoxhaj: Serbia e dhunoi Konventën e Gjenevës me gjenocidin në Kosovë

12 gusht 2019 | 15:32

Zëvendëskryeministri në dorëheqje dhe zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka përkujtuar viktimat që Serbia i ka lënë nga lufta në Kosovë dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.

Me rastin e 70-vjetorit të Konventës së Gjenevës, Hoxhaj nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”, ka shkruar se Serbia e ka dhunuar këtë konventë me gjenocidin në Kosovë.

“Sot është 70-vjetori i Konventës së Gjenevës. Serbia e dhunoi atë me gjenocid në Kosovë. Rreth 90 për qind e shqiptarëve etnikë u detyruan të largoheshin si refugjatë dhe persona të zhvendosur. 13.535 u vranë, në mesin e tyre 1 230, përfshirë foshnjat dhe vogëlushët, ndërsa 1,657 janë ende të humbur”, ka shkruar Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj,…