Balidemaj: Nga Kosova nuk ka shkuar as edhe një shkresë drejt Bavarisë lidhur me shtetësinë e shqiptarëve

15 gusht 2019 | 18:55

Deputeti i Partisë së gjelbër në Parlamentin e Bavarisë, Deli Balidemaj, që në këtë pozitë është nga 14 tetori i vitit të kaluar, ka thënë se angazhimi i tij e orienton më shumë në zgjidhjen e problemeve të komunitetit shqiptar atje.

Në Bavari ai ka thënë se jetojnë nga 100 deri 150 mijë kosovarë, transmeton Klan Kosova.

Nga qendra e Prishtinës në një lidhje direkte në “Info Magazine”, ai ka shprehur ankesat e tij ndaj institucioneve të Kosovës.

“Problemet më shtetësinë janë problemet me të cilat duhet të merren organet shtetërore të Kosovës. Në Bavari theksojnë se nuk e kanë pranuar asnjë shkesë nga organet e Kosovës lidhur me këtë problematikë”.

“Institucionet duhet të na përkrahin neve si mërgatë”, është shprehur Balidemaj.

“Pritja nuk është e keqe, por duke parë potencialin e mërgatës nuk është e mjaftueshme. Shteti i Kosovës po humb edhe miq evropianë, politika e jashtme e Kosovës nuk i ka bërë hapat e pritur nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Kosova ka ecje shumë përpara por nuk janë arritur parametrat që ka pritur bashkësia ndërkombëtare”.

Kurse për propozimin e komunitetit shqiptar për ngritjen e një shtatoreje të Skënderbeut në Bavari, ai ka thënë se është Drejtoria për Kulturë në Munich që duhet të vendosë për këtë, pasi që vetë janë 100 për qind që kjo të ndodhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur sot…