Komuna e Vushtrrisë përkrahë fermerët me 22 motokultivatorë

15 gusht 2019 | 18:57

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë të enjten 22 motokultivatorë për bujqit vushtrrias.

Kjo është bërë në kuadër të një projekti në përkrahje të fermerëve në këtë komunë.

Në ceremoninë e ndarjes së motokultivatorëve, kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, ka thënë se prioritet i institucionit që drejton është përkrahja e bujqësisë.

“Prioritet yni është që ta përkrahim bujqësinë, me qëllim të zbutjes së papunësisë dhe rritjes së mirëqenies sociale të njerëzve tanë e sidomos atyre që jetojnë në zonat rurale dhe kanë nevojë për mbështetje”, ka deklaruar Tahiri.

Përveç mjeteve buxhetore nga të hyrat vetanake të komunës, fermerët përfitues të motokultivatorëve kanë participuar me nga 560 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë së gjelbër në Parlamentin e Bavarisë, Deli…