Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Fatos Baxhaku

16 gusht 2019 | 17:44

Ka ndërruar jetë gazetari dhe publicisti Fatos Baxhaku një prej emrave të shquar të gazetarisë postkomuniste në Shqipëri.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Baxhakut 55 vjeç është publikuar nga miqtë në rrjetet sociale.

Zemra e tij ka pushuar i së rrahuri pasditen e të premtes duke e humbur betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.

Një penë brilante në reportazh bërjen e më pas në realizimin e shumë dokumentarëve Fatos Baxhaku la gjumë si një kritik i fortë i tranzicionit shqiptar.

Baxhaku ka lindur në Tiranë më 9 janar në 1964. Shkollimin e parë e ka kryer në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe “20-Vjetori” (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e ka kryer në gjimnazin “Ismail Qemali”.

Përgjatë viteve 1982-1986 kishte studiuar në Universitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ishte diplomuar në histori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar takime pune…