![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/F7545AC5-C81A-4F43-AE80-E49ED06CA9A7.jpeg)
Koalicion vetëm me ata që janë për shkëmbim të territoreve
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku, ka thënë se kushti i kësaj partie për të bërë koalicion parazgjedhor me subjektet e tjera politike është për shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Klinaku ka bërë me dije se LB-ja kësaj here do të bëjë koalicion vetëm me ato parti që e përkrahin këtë ide.
Ai ka thënë se shkëmbimi i territoreve është e vetmja rrugë për ta zgjidhur problemin shekullor mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, kjo çështje nuk do të mbyllet derisa nuk zgjidhet përfundimisht.
“Zgjidhja e çështjes shqiptaro-serbe bëhet vetëm përmes ndërrimit të territoreve në bazë të vijave etnike”, ka thënë Klinak.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)