![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/3B553BD2-FF19-496C-80A6-5C355913E2B9.png)
Rama: Po goditet informaliteti
17 gusht 2019
| 19:49
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga Saranda, ku shfaqen disa godina të mbyllura, fill pas kontrolleve tatimore.
Sipas Ramës, fokusi është vendosur në zonën bregdetare, sektorin e naftës dhe mallrat e akcizës.
“Përshkallëzohet goditja ndaj informalitetit në zonën e Sarandës, ku një numër i konsiderueshëm subjektesh janë regjistruar, duke paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit dhe një numëri jo të vogël abuzuesish përsëritës, u është bllokuar aktiviteti. Kontrollet vijojnë intensivisht me fokus mbi zonën bregdetare, sektorin e naftës dhe mallrat e tjera të akcizës me #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve”, ka shkruar Rama.