![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/FD8650A8-35F1-4415-979A-4C4782CFE138.jpeg)
Një person humb jetën në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
18 gusht 2019
| 14:39
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar, nga një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku një person (femër/viti i lindjes 2002) ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Policia është duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur ky aksident trafiku.