Jesusi kritikon VAR-in

18 gusht 2019 | 15:39

Manchester City dështoi ta sigurojë fitoren e dytë në Premierë Ligë teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen kundër Tottenhamit.

Skuadra e Guardiolës ishte dominuese gjatë gjithë ndeshjes, por “Spurs”-at shfrytëzuan shumë mirë dy rastet e vetme që kishin dhe arritën të marrin një barazim të vlefshëm kundër një kundërshtari që është pretendenti kryesor për titull. Vendësit iu afruan shumë fitores, teksa në minutat e fundit Gabriel Jesus arriti të gjejë rrugën e rrjetës, por ishte VAR-i ai që e anuloi atë.

Pikërisht ky episod e irritoi shumë sulmuesin brazilian, i cili nuk mund ta kontrollonte veten në fund të ndeshjes. Pas fishkëllimës përfundimtare të arbitrit, Jesus është kapur nga kamerat duke iu drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes, me fjalët: “VAR-i është një m…”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Integrimi në tregun e punës i refugjatëve të ardhur në…