![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/kline-1.jpg)
Vritet një i mitur në Klinë
11 shkurt 2018
| 15:33
Një fëmijë i moshës së mitur ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Rastin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar Driton Rugova nga Drejtoria e Policisë rajonale e Pejës. Ai ka thënë se vrasja deri më tani cilësohet aksidentale.
“Klan Kosova” ka mësuar se rasti ka ndodhur në fshatin Grabanicë.