Unitedi bie në “St James’ Park”

11 shkurt 2018 | 17:12

Manchester Unitedi i Jose Mourinhos me Paul Pogban, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez në formacion është gjunjëzuar në ndeshjen ndaj Newcaste United (1-0), e cila është zhvilluar sot në stadiumin “St James’ Park”.

Mysafirët nga “Old Trafford” ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por goli i shënuar nga Matt Ritchie (65), doli të jetë përcaktues për fituesin e kësaj ndeshje.

Nga ora 17:30 zhvillohet ndeshja Southampton-Liverpool, kurse ndeshja e fundit për këtë xhiro zhvillohet nesër (e hënën) në mes Chelseat dhe West Bromwich Albion.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi e ka mposhtur sot Bolognan e Blerim Xhemailit, me…