Hoxhaj: Lajmet e rrejshme për shkëmbim territoresh, kampanjë kundër Kosovës

11 shkurt 2018 | 19:24

Në prag të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia ka shtuar aktivitetet e kampanjës propaganduese. Në lidhje me këtë çështje reagoi zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Përmes një postimi në “Twitter”, Hoxhaj u shpreh se këto sulme ndaj Kosovës, po ndodhin për ta dëmtuar imazhin e vendit në prag të 10 vjetorit të shtetësisë. “Kjo kampanjë sistematike, shkon kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit. Lajmet e rrejshme dhe kërcënimet e vazhdueshme në ndarje të territorit e ndryshim të kufijve janë pjesë e kampanjës sistematike kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe njohjes me zhvillimet…