Lladrovci tregoi se nofkën ia la Adem Jashari

11 shkurt 2018 | 23:02

Kryetari i Komunës së së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar se si e thërriste gjatë luftës komandanti legjendar, Adem Jashari.

Në një emision në “RTV21”, Lladrovci është pyetur  nëse ka pasur nofkë, sikurse kishin luftëtarë të tjerë.

“Adem Jashari kur  më shihke e më thojke ‘Vesh’”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci gjithashtu ka treguar edhe arsyet se përse e thërrisnin kësisoj. “Ai më ka thënë ashtu se kur jam kanë i vogël e kam kallë 1 dhome me benzinë, e qaty e kam djegë edhe veshin. E për atë më thirrke ‘Vesh’”, deklaroi Lladrovci.

Lladrovci ka treguar po ashtu se nuk ka marrë pjesë në luftë dhe se ka qenë larg fronteve. Kjo sepse, sipas tij, kështu i ishte përcaktuar veprimtaria nga Komanda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur nga…