Salahi kritikon VAR-in

22 gusht 2019 | 13:48

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka treguar se është kundër përdorimit të teknologjisë së ndihmësit të videove (VAR), i cili po përdoret në Premierligë për herë të parë këtë sezon.

Teknologjia mori kritika në fundjavën e dytë të sezonit pasi anuloi një gol fitues në minutat e fundit për Manchester Cityn në ndeshjen e tyre kundër Tottenham Hotspur.

“Nuk më pëlqen [VAR]. Kjo është përgjigja ime. Mua nuk më pëlqen sepse e dua futbollin ashtu si është”, ka thënë Salah në një intervistë për CNN. “Është sikur që gjyqtarët bëjnë gabime, me agresionin e lojtarit ndonjëherë. Unë pranova futbollin me gabimet e gjyqtarit dhe gabimet e lojtarëve. Ky është futbolli më tërheqës. Është mirë që ndonjëherë të mbroni lojtarët nga loja e rrezikshme. Por mirë, është kështu siç është”, ka thënë Salah.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ALI PAJAZITI  Një ndër termat e rëndësishëm në sferën e…