![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/4A0ED69B-2457-4482-BFA4-CEE670A39A86.jpeg)
Pacolli: Koalicioni AKR-Nisma do të bëjë ndryshimin që i duhet Kosovës
25 gusht 2019
| 22:05
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se koalicioni i partisë që ai drejton me Nismën Socialdemokrate do të ketë rol vendimtar në formimin e qeverisë së ardhshme.
Sipas tij, ky koalicion do ta bëjë ndryshimin që i duhet Kosovës.
“Ky koalicion do të këtë rol vendimtar në formimin e Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës. AKR është e organizuar në shumicën e Komunave të Republikës së Kosovës dhe presim që puna jonë e sinqertë dhe dinjitoze që kemi bërë në këtë Qeveri do të përkrahet dhe vlerësohet nga qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Pacolli.