Zenga lavdëron Ajetin

12 shkurt 2018 | 12:22

Arlind Ajeti ishte protagonist me skuadrën e Crotones teksa mori një pikë përballë Atalantës së Etrit Berishës, gjithashtu edhe duke asistuar tek goli.

Përveç asistimit, ra në sy edhe pozicionimi para linjës së mbrojtjes. Trajneri Zenga e aktivizoi si mesfushor me tipare mbrojtëse, por edhe për të ndihmuar në krijimin e aksioneve të reja. E, duke parë performancën e mirë të shqiptarit, nuk munguan as lavdërimet pas ndeshjes.

“Gjatë javës ne kërkojmë zgjidhje alternative dhe pozicioni i Ajetit ishte ndër gjërat që kemi provuar. Ai u tregua i gatshëm për të luajtur, për të provuar gjëra të reja dhe gjithashtu asistoi në gol”, ka thënë deklaroi Zenga.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inxhinierët dhe punëtorët e thjeshtë të industrisë së rëndë në…